“Kjo rrezikon rrëshqitjen e vendit në një sistem totalitar”- Deliu reagon pasi Avokati i Popullit s’e dërgoi në Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 12:07
“Kjo rrezikon rrëshqitjen e vendit në një sistem totalitar”- Deliu reagon pasi Avokati i Popullit s’e dërgoi në Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës

Kërkesa e Valdete Dakës në lidhje me shkarkimin e saj u refuzua të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Avokatit të Popullit.

Një lidhje me këtë çështje ka ardhur një reagim nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Nëse vërtetë Avokati i Popullit ka refuzuar ta dërgojë kërkesën e znj. Valdete Daka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shkarkimin e saj nga Presidentja është për keqardhje”

Deliu thotë se Avokati i Popullit është institucion i themeluar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe jo të arsyetojë vendimet politike.

“Nëse vendimet politike mbisundojnë të drejtat kushtetuese dhe njerëzore, kjo rrezikon seriozisht rrëshqitjen e vendit në një sistem totalitar” thuhet në reagimin e Deliu-Kodrës.

Reagimi i plotë:

(Kosova Sot Online)