Britanikët dhe rusët në kërkim të avionit misterioz që u rrëzua në Mesdhe

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 13:32
Britanikët dhe rusët në kërkim të avionit misterioz që u rrëzua në Mesdhe

Një ditë më parë, një avion F-35 i Britanisë së Madhe u rrëzua në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut pas ngritjes nga areoplanmbajtësja HMS Queen Elizabeth.

Kjo është hera e parë që një avion i tillë, tepër i avancuar, rrëzohet dhe kushdo që e gjen atë do të kishte një përfitim të madhe në aspektin teknologjik. Avioni ka rënë në ujërat ndërkombëtare dhe në zonë ndodhen edhe anije ruse, të cilat po ashtu po kërkojnë. Frika e britanikëve sipas mediave ndërkombëtare është nëse rusët e gjejnë të parët avionin duke e nxjerrë nga thellësia ç’ka do t’u jepte atyre një ndihmë të madhe në balancimin e teknologjisë ushtarake me Perëndimin.

Avionët F-35 janë fjala më e fundit e teknologjisë dhe janë tërësisht të padukshëm nga radarët armiq duke bërë që të kryejnë misione kudo.

Forcat Ajrore Britanike që tashmë kanë 24 gjuajtës të tillë, duke planifikuar blerjen e një total prej 138 nga Lockheed Martin në një marrëveshje me vlerë 9.1 miliardë paund.

Avionët janë ndërtuar nga një bashkëpunim i gjerë mes vendeve të NATO-s.

(Kosova Sot Online )