Njihuni me të bëmat e të arrestuarit për grabitjen e argjendarisë në Prizren

  • G.G /
  • 18 November 2021 - 13:59
Njihuni me të bëmat e të arrestuarit për grabitjen e argjendarisë në Prizren

Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren.

Njëri nga ta është Ibrahim Qadraku.

Qadraku ka qenë i akuzuar për dy grabitje të rënda në hotelin “Swiss Diamond”, dhe për grabitje në filialin e bankës “TEB” në Prishtinë. Për grabitjen në “TEB” në qershor të vitit 2014, ai ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Kujtojmë se dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.

(Kosova Sot Online)