Në Serbi shfaqet një banderolë ku shkruhet se Mlladiqi është kriminel, një agjent i BIA-s e heq nga ndërtesa

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 14:46
Në Serbi shfaqet një banderolë ku shkruhet se Mlladiqi është kriminel, një agjent i BIA-s e heq nga ndërtesa

Një banderolë ku shkruhej “Ratko Mlladiq është një kriminel lufte i dënuar për gjenocid” u vendos në një ndërtesë në qendër të Novi Sadit në Serbi, e cila strehon ambientet e Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV). Kreu i LSV-së, Nenad Canak ka deklaruar në Twitter se banderola fillimisht është qëlluar me vezë dhe më pas turma e ka rrëzuar. Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta, në rrëzimin e banderolës ka marrë pjesë një i moshuar, i cili ka thënë se është pjesëtar i BIA-s.

Banderola që rikujtonte se ish-komandanti i ushtrisë së Republika Srpskas është kriminel lufte i dënuar për gjenocid, nuk mbijetoi gjatë në ndërtesën ku nodhet selia e Partisë Progresive Serbe.

“Turma arriti ta rrëzonte banderolën nga ndërtesa jonë. Policia nuk e mbrojti. As flamuri i partisë. Rëndësi ka që të ketë kujdestarë të muralit të një krimineli të ndyrë. Në Novi Sad, tërbimi është pa pagesë. Kush thotë edhe një herë se fashizmi dhe antifashizmi janë dy ekstreme…”, ka shkruar Nenad Çanak në Twitter.

Fotoja e banderolë është publikuar më herët nga Canak në Twitter.

Aty thuhet me shkronja të mëdha se Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar për gjenocid. Më poshtë shkruhet një mesazh tjetër, i nënshkruar me inicialet N.Č:

“Në fund të fundit, ia q*** nënën atij, si dhe atyre për të cilët ai është hero”, shkruhet në fund të banderolës.

Pas kësaj, lideri i LSV-së deklaroi se “heronjtë” vrapuan atje dhe hodhën vezë në drejtim të banderolës.

“Rreth dhjetë minuta më parë “heronjtë” vrapuan atje, hodhën nja dy vezë në fasadë dhe u larguan me vrap. Siç është “gjenerali”, tha ai.

Në shkatërrimin e banderolës mori pjesë edhe një person që u paraqit si pjesëtar i BIA-s.

Siç raportoi Beta, një duzinë të rinjsh e hoqën banderolën. Një gazetar i kësaj agjencie ka deklaruar se në të ka marrë pjesë edhe një i moshuar i cili është prezantuar si anëtar i Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA).

Ai shtoi se në fytyrë kishte një maskë ku shkruhej “BIA”. Kështu ai është prezantuar, ndërkaq tha se njësia e ndërhyrjes së policisë mbërriti në vendngjarje.

(Kosova Sot Online)