Kryetarët e rinj të komunave në provim serioz, a do ta mbajnë premtimin para votuesve për të mos bashkëpunuar në koalicion lokal më ish qeveritarët e korruptuar!

Kryetarët e rinj të komunave në provim serioz, a do ta mbajnë premtimin para votuesve për të mos bashkëpunuar në koalicion lokal më ish qeveritarët e korruptuar!

Gani Qarri

  • 18 November 2021 - 07:55

Shkruan:  ANALISTI - Gani Qarri

Tani testi më serioz për partitë politike që e kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet komunale, do të jetë faza pas zgjedhore, pra ajo e negocimit për krijimin e koalicioneve dhe ndërtimin e qeverive të reja të pa shantazhuara komunale, në mënyrë që ti zgjedhin partnerët e besuar dhe të pa korruptuar, për ti dhënë qytetarit atë që e kanë premtuar, qeveri kredibile lokale dhe të pa ndikuar nga grupet mafioze e kriminale.

Të gjithë kandidatët për kryetar, përfshi edhe asamblistët e zgjedhur, janë zotuar dhe kanë premtuar, etapë të re të qeverisjes ndryshe, në të gjitha komunat ku janë zgjedhur me votën e qytetarëve, prandaj është në përgjegjësinë e tyre që të shkëputen njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e zinxhirit të nëntokës kriminale dhe interesave klanore e fisnore.

Madje, kjo është mënyra e vetme, për të ruajtur dhe avancuar besimin qytetar duke përzgjedhur partnerë serioz të qeverisjes dhe jo grupet e involvuara në rrjetet korruptive e kriminale që kanë traditë prej dy dekadash për të abuzuar me pushtetin dhe votën e besuar nga elektorati, i cili së fundi është vetëdijesuar dhe ka sjellë risi në përzgjedhje, duke votuar për kandidatin dhe jo më për partinë, siç veprohej "terra-intognito" dikur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".