Val Krasniqi paralajmëron padi ndaj zyrtarit të lartë të AAK-së

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 15:42
Val Krasniqi paralajmëron padi ndaj zyrtarit të lartë të AAK-së

Rreth projektit “Borea” në Pejë, biznesmeni Val Krasniqi, ka paralajmëruar padi ndaj zyrtarit të lartë të AAK-së, Rrustem Berisha, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar përgatitjen e dokumentacionit për paditjen e ish-kandidatit për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha, i cili javë më parë, kishte hedhur akuza për projektin “Borea” dhe kompaninë fituese të tenderit për ndërtimin e saj – kompani e cila udhëheqet nga Val Krasniqi.

"Mbetemi me shpresë se komuna dhe qeveria do ta çojë përpara këtë projekt të rëndësishëm për ne si dhe për vendin", ka shkruar tutje Krasniqi.


Postimi i plotë:

Sqarim lidhur me deklaratat e z. Rrustem Berisha dhënë me datën 02.10.2021 për RTK:Projekti Borea ëdhtë pezulluar nga vendimi i datës 03.10.2019 lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjegjësisht nga Sekretariati Përgjithëshëm i Ministrisë. (Me poshtë mund të shihni dhe vendimin)Kurse në ditët në vazhdhim do të dorëzohet një padi kundër z. Berisha për shpifje dhe fyerje ndaj konsorciumit fitues në lidhje me projektin Borea.

Duke mos dashur ta politizojmë projektin tonë dhe rrjedhimisht të ndikojmë në vullnetin qytetar në përzgjedhjen e kryetarit të tyre në Komunën e Pejës, ne pritëm deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale për të vepruar ligjërisht kundër të z. Berisha.Mbetemi me shpresë se komuna dhe qeveria do ta çojë përpara këtë projekt të rëndësishëm për ne si dhe për vendin.

Image

(Kosova Sot Online)