83-vjeçari rrah gruan e tij në Shtime, arrestohet nga policia

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 16:24
83-vjeçari rrah gruan e tij në Shtime, arrestohet nga policia

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se, në rr. ‘‘Komandant Kumanova’’ në Shtime është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) i moshës 83 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij , me inicialet S.A ( F/K) e moshës 72 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje ,me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

(Kosova Sot Online)