Deputeti i VV-së duke argumentuar kundër gazit promovon vetëvrasjen me një shembull bizar

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 18:12
Deputeti i VV-së duke argumentuar kundër gazit promovon vetëvrasjen me një shembull bizar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje duke argumentuar rreth projektit të gazsjellësit në Kuvend, ka marrë një shembull bizar. Duke treguar se sa i dëmshëm është gazi për ngrohje, tha tekstualisht “natyrisht që ata që dëshirojnë që të bëjnë vetëvrasje vetëm e lëshojnë aty gjatë ngrohjes, në vend të ngrohjes e ashtu”.

Në Kuvend sot është folur për mospranimin e projektit për ndërtimit të infrastrukturës së gazit, të mbështetur nga amerikanët. Deputetë të opozitës kanë kërkuar llogari nga Qeveria Kurti pse nuk e pranoi këtë projekt, ndërsa deputetët e Vetëvendosjes e kanë arsyetuar atë.

Teksa ishte duke folur për gazin për ngrohje deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Jahjga Koka, e mori një shembull për ta treguar rrezikshmërinë, që, sipas tij, e ka ky gaz.

“Natyrisht ne kur flasim për gaze të këtilla, domethënë që kanë fuqi shumë të madhe të rrezikshmërisë, duhet të dimë që poashtu edhe ky gaz ka një rrezikshmëri bukur të madhe. Natyrisht që ata që dëshirojnë që të bëjnë vetëvrasje vetëm e lëshojnë aty gjatë ngrohjes, në vend të ngrohjes e ashtu”, ka thënë Kokaj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kokaj gjatë fjalimit të tij ka folur për efektin e gazit që përdoret për ngrohje.

“Gaz është edhe hidrogjeni, edhe natriumi, kaliumi…. e të tjera, por këto elemente, këto gaze nuk përdoren. Kur flisni për gazin mendoj që duhet të jeni eksplicit dhe mendoj që duhet të jemi eksplicit dhe të saktësojmë që fjala është për gazin hidrokarbon dhe si i tillë ai përdoret për qëllime energjetike, në radhë të parë për ngrohje por edhe për gjenerimin e energjisë elektrike”, ka thënë më tutje Kokaj. 

(Kosova Sot Online)