Abdixhiku: S’u përzihem kryetarëve, s’e di as ku është Komuna e Pejës

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 21:29
Abdixhiku: S’u përzihem kryetarëve, s’e di as ku është Komuna e Pejës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk do t’iu përzihet në punët e tyre kryetarëve nëpër komunat ku ka fituar subjekti i tij. Abdixhiku madje ka thënë se nuk e di ku ndodhet fare objekti i Komunës së Pejës.

LDK ka fituar në 8 komuna, aq sa PDK-ja. Këto dy parti kanë fituar më së shumti komuna me shumicë shqiptare. Abdixhiku thotë se do i përkrahë të gjithë kryetarët e LDK-së.

 

“Dëgjoni. Po të më thoni se ku është Komuna e Pejës, për besë nuk e di. Atje Gaz Muhaxheri ka besimin tonë të plotë. Edhe Imri Ahmeti e edhe Përparim Rama. Ne mund vetëm tu ofrojmë mbështetje të plotë politike. Do mbështesim projektet e tyre”, thotë ai.

Abdixhiku tutje thotë se përkundër suksesit të madh në disa qendra të mëdha, LDK qëndron dobët në disa qytete.

“Nuk mund të shikojmë vetëm një anë të medaljes. Kemi dalë keq në disa komuna dhe tani duhet të rishikojmë se cfarë ka ndodhur. Duhet të shikojmë se si të ngritim rezultatin në këto komuna”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)