Abdixhiku: S’ka më skandal sesa kur Kurti thotë “Unë e kam mbështetur Bidenin e ju jo”, po s’ke bo mirë o zotëri

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 22:27
Abdixhiku: S’ka më skandal sesa kur Kurti thotë “Unë e kam mbështetur Bidenin e ju jo”, po s’ke bo mirë o zotëri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gabuar kur ka mbështetur presidentin e SHBA-së, Joe Biden, gjatë fushatës së tij kundër ish-presidentit Donald Trump.

Sipas Abdixhikut, nuk ka çështje më skandaloze sesa kur kryeministri thotë se e ka përkrahur Bidenin, derisa të tjerët s’kanë guxuar.

Kjo sepse, sipas të parit të LDK-së, po të zgjidhej Kurti kryeministër, e atje (në Amerikë) të fitonte një republikan, do të na merrte në qafë të gjithëve.

“Nuk ka çështje ma skandaloze sesa kur kryeministri thotë ‘unë e kam mbështetur Bidenin e ju s’keni guxuar me fol’, po s’ke bo mirë o zotëri, se po të ishe zgjedh ti e atje një republikan, ti na kishe marrë në qafë të gjithëve”, është shprehur Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku tha se LDK-ja e ka të qartë: “Ne duhet bashkëpunuar me republikanë e demokratë”.

“LDK-ja e ka të qartë, ne duhet bashkëpunuar edhe me demokratë edhe me republikanë. Unë kuptoj që ish-zyrtarë të qeverisë (amerikane) që kanë qenë në pozita të larta, mund të mos kenë fare peshë tash, por nuk e ki nevojën as me bë luftë, ule kokën, kapërce but, nuk i dihet të ardhmes”, shtoi Abdixhiku.


(Kosova Sot Online)