Arabia Saudite po ndërton qytetin me tetë cepa që pluskon në ujë

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 22:58
Arabia Saudite po ndërton qytetin me tetë cepa që pluskon në ujë

Princi i kurorës i Arabisë Saudite ka njoftuar se ‘Oxagon’, është projekti utopik për të cilin pretendon se është ‘struktura më e madhe pluskuese në botë’.

Arabia Saudite ka nisur një seri projektesh madhështore mes të cilave është dhe qyteti industrial hektagonal që do të pluskojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman njoftoi sot projektin e “Oxagon”, që do të ndërtohet në jugperëndim të zonës së Neom, edhe ky një megaqytet i ri futuristik  për të cilin autoritetet pretendojnë se do të jetë 33 herë më i madh se New York City.

Ndërsa gjysma e qytetit të Oxagon do të qëndrojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq, në një thellësi prej 500 metra.

“Oxagon do të jetë katalisti i rritjes ekonomike dhe diversitetit në Neom e më gjerë në të gjithë mbretërinë, duke plotësuar ambiciet tona për projektin Vision 2030,” thuhej në deklaratën e princit, duke iu referuar strategjisë ekonomike të “diversifikimit” për shmangien e varësisë nga burimet e naftës.

“Qyteti do të kontribuojë në ripërkufizimin e zhvillimit industrial në të ardhmen për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet më tej.

Projekti u publikua bashkë me një video promocionale dy minutëshe të mbushur me ‘fjalë të bukura dhe ide të vakëta’, shkruan middleeasteye.net

“Imagjinoni një vend që plotëson të gjitha nevojat e biznesit tuaj për të thyer kufijtë, industri e kuruar që mbyll boshllëqet dhe nxit cirkularitetin”, thuhej në mesazh.

Por kritikët thoshin se nuk ishte shumë e qartë përse mendjet më të ndritura duhet të shkonin në një qytet me tetë kënde, gjysma e të cilit pluskon mbi ujë me qëllim “të zgjidhin sfidat e mëdha të tokës”.

Nuk jepeshin detaje mbi kostot e projektit apo mënyrën sesi do të ndërtohej për të pluskuar në ujë.

(Kosova Sot Online)