Gjilanasin tenton ta rrëmbejë një person, e kap për dore për ta futur në veturë

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 10:01
Gjilanasin tenton ta rrëmbejë një person, e kap për dore për ta futur në veturë

Një qytetar nga Gjilani ka raportuar në polici se një person ka tentuar ta rrëmbejë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur policia.

Viktima ka deklaruar se derisa ka qenë në rrugë, një i dyshuar e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta fusë në veturë, mirëpo ai ka arritur të largohet dhe është futur në një lokal.

Rasti është iniciuar si “Tentim rrëmbimi”.

“Gjilan, 18.11.2021-22:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se,  derisa ka qenë në rrugë , një i dyshuar mashkull kosovar duke e kapur për dore ka tentuar ta futë në veturën e  tij, mirëpo viktima ka arritur të largohet dhe të futet në një lokal. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)