Konjufca fton tre deputetët që po rrinë në byfe: Kthehuni se paguheni prej popullit

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 11:09
Konjufca fton tre deputetët që po rrinë në byfe: Kthehuni se paguheni prej popullit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar deputetët të vijnë në seancë pasi sipas tij në rend dite janë disa marrëveshje ndërkombëtare për të cilat duhet 80 vota.

“Vetëm 37 deputetë janë të pranishëm në seancë thërrisni deputetë tuaj sidomos LDK dhe AAK i ftojmë që të vijnë në seancë. Edhe PDK e Vetëvendosje le ti thërrasin le të vijnë më shumë”, tha ai.

Konjufca, para se të filloj me pikat e rendit të ditës tha se “deputetët paguhen prej popullit”.

Në seancë ka filluar shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot Online)