Glauk Konjufca: Lista Serbe edhe sot po e bojkoton Kuvendin

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 11:28
Glauk Konjufca: Lista Serbe edhe sot po e bojkoton Kuvendin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi deputeti Fridon Lala u tërhoq nga paraqitja e projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, për shkak të mungesës së deputetëve nga ana e komuniteteve.

“Po këto po është e qartë se për të kaluar ky projektligj nevojiten së paku 11 vota të deputetëve të komuniteteve dhe duk e  ditur që Lista Serbe edhe sot po e bojkoton Kuvendin e Kosovës, nuk ka as kushte objektive që ky projektligj të votohet”, tha Konjufca. 

(Kosova Sot Online)