Gjykata merr vendim për Dardan Kirvaqën dhe Arbër Sejdiun, të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit

  • G.G /
  • 19 November 2021 - 11:42
Gjykata merr vendim për Dardan Kirvaqën dhe Arbër Sejdiun, të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit prej dy muajsh ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Kirvaqës dhe Arbër Sejdiut

Kështu kanë konfirmuar , nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Edhe për dy muaj i është vazhduar masat e paraburgimit dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Kjo masë përfundon më 18 janar 2022”, kanë gjënë nga Gjykata për Insajderin.

Krivaqa e Sejdiu akuzohen se më 22 gusht të këtij viti kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ku më pas e kishin dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt dhe ishin larguar.

(Kosova Sot Online)