“Pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet më serioze”

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 11:55
“Pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet më serioze”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje kabinetit qeveritar që të jenë të pranishëm në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, për të prezantuar ligjet.

Janë disa ligje të cilat duhet të prezantohen nga ministrat përkatës të Qeverisë së Kosovës, të cilët nuk ishin të pranishëm kur nga ta kërkohej që paraqiteshin para deputetëve.

Konjufca ka bërë thirrje për seriozitet nga ministrat dhe ka thënë se kështu nuk mund të funksionoj Kuvendi i Kosovës.

“Kështu nuk mund të funksionoj Kuvendi i Kosovës. Shkojmë në pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet më serioze”, theksoi Konjufca.

(Kosova Sot Online)