Horror në Austri/ Burri serb vret gruan shqiptare me thikën e kuzhinës

  • G.G /
  • 19 November 2021 - 13:31
Horror në Austri/ Burri serb vret gruan shqiptare me thikën e kuzhinës

Një krim i tmerrshëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në Innsbruck të Austrisë.

Sipas gazetave kryesore në vend, një 59-vjeçar serb ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare. Viktima ishte 50 vjeç.

Një zëdhënëse e policisë tha se ishte fqinji që lajmëroi policinë. 59-vjeçari kishte shkuar te ai dhe i kishte thënë: “Vrava gruan”. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e gjeti gruan pa jetë në dysheme.

Sipas hetimeve paraprake, serbi e qëlloi gruan nga Shqipëria pas një sherri. Arma e krimit ishte një thikë kuzhine.

Ende nuk dihet arsyeja e sherrit mes tyre. Policia thotë se i akuzuari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

(Kosova Sot Online)