Reçica që akuzohet në rastin “Kumanova” e kritikon Blerta Deliun dhe Kosovën e Shqipërinë

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 19:55
Reçica që akuzohet në rastin “Kumanova” e kritikon Blerta Deliun dhe Kosovën e Shqipërinë

I akuzuari në rastin “Kumanova”, Fatmir Reçica, ka folur në një linjë direkte nga burgu i Maqedonisë së Veriut, lidhur me deklaratën e Blerta Deliut.

“E pamë sot një deklaratë pak të ngutshme, nuk e kemi pritur një deklaratë të tillë”, është shprehur Reçica.

Tutje, Reçica pati kritika edhe për deputetët e tjër të Kuvendit të Kosovës dhe shtetin e Shqipërisë.

“Ne gjithë kemi menduar që 120 deputetët e Kosovës kanë me marrë iniciativë apo peticion me na përkrah neve si rast në shtetin e ashtuquajtur artificial të Maqedonisë, e cila është tokë e jona, prej kur ka ekzistuar kjo tokë”, ka thënë Reçica.

“Dihet se jemi akuzuar për terrorizëm. Mosvullneti politik i Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë edhe kanë lejuar të na dënojnë kështu. Uroj dhe shpresoj se do të ketë vullnet politik dhe do të mirremi parasysh, jemi 33 veta, jemi 33 familje këtu”, shtoi Reçica.


(Kosova Sot Online)