Gërvalla ka disa fjalë pas konfirmimit të Hovenier si ambasador i SHBA në Kosovë

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 21:55
Gërvalla ka disa fjalë pas konfirmimit të Hovenier si ambasador i SHBA në Kosovë

Jeffrey Hovenier është emëruar si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Këtë emërim e ka mirëpritur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila i uroi mirësjeardhje ambasadorit të ri.

“Lajm i mirë nga Senati i SHBA. Jeffrey Hovenier emërohet si Ambasador i Amerikës në Kosovë. Mirë se erdhe në Kosovë, zoti Hovenier! Mezi presim të mirëpresim përsëri një mik të vërtetë të vendit tonë, në një përgjegjësi të re, të rëndësishme”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)