Kapet banda kriminale e mashtrimit, po e shiste mishin e kalit për mish të viçit

  • S.A /
  • 20 November 2021 - 08:55
Kapet banda kriminale e mashtrimit,  po e shiste mishin e kalit për mish të viçit

Autoritetet e shtetit  kanë njoftuar se kanë kapur një bandë prej gjashtë personash të akuzuar për vjedhjen e kuajve për therje, dhe shitjen e mishit në restorante, duke e maskuar atë si mish viçi.

Sipas deklaratës nga Ministria Publike e Rio Grande do Sul (MPRS), banda shpërndante më shumë se 800 kilogramë mish kali në javë në restorante në rajonin Caxias do Sul. 

Deri në 60% e restoranteve në këtë zonë me mish viçi në menu, kishin blerë padashur mish kali nga banda e maskuar, thanë zyrtarët e shëndetit publik.

Sipas deklaratës, inspektorët zbuluan gjithashtu forma të tjera të mishit të prishur, duke përfshirë mishin e derrit të kalbur, gjelin e detit dhe ushqimin e mbetur nga institucionet e ushqyerjes së derrave, të përziera brenda hamburgerëve.

Zyrtarët thanë se një hetim filloi dy muaj më parë pasi Inspektorati vendor i Mbrojtjes Bujqësore ngriti alarmin. Testet mjekoligjore të kryera në restorantet që shesin hamburger në Caxias do Sul konfirmuan praninë e ADN-së së kalit në ushqim, sipas prokurorit Alcindo Bastos, i cili koordinoi operacionin.

Gjashtë personat e arrestuar akuzohen gjithashtu se drejtonin një thertore të paligjshme me kushte të këqija higjienike, josanitare dhe pa autorizim për të përpunuar apo shitur ato lloje të mishi.

Gjykatësja Maria Cristina Rech i vendosi të gjashtë të arrestuarit në paraburgim, ​​në pritje të gjykimit sepse banda përfaqësonte një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Rasti i bën jehonë një skandali ushqimor të vitit 2013, në të cilin autoritetet në të gjithë Evropën zbuluan përdorim të gjerë të mishit të kalit në produktet e etiketuara si mish viçi.

(Kosova Sot Online )