Jasharaj paralajmëron seriozisht: Gjysmëvjetori i dytë nisë me greva

  • S.A /
  • 20 November 2021 - 09:19
Jasharaj paralajmëron seriozisht: Gjysmëvjetori i dytë  nisë me greva

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jashari, i ka bërë thirrje sërish Qeverisë që të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave.

Sipas tij, nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk hynë në fuqi ky ligj do të ketë protesta masive, madje edhe grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor. Ai ka thënë se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për protestën e 4 dhjetorit, duke i parashikuar edhe masat sa i përket COVID-19. Ai për gjithë këto masa po kërkon edhe përkrahjen e prindërve, për çka ka thënë se janë duke zhvilluar takime.

“Në takimet që kemi pasur me kryetarët e nivelit komunal ata duke e bartur mesazhin e punëtoreve të arsimit kërkuan që SBASHK të fillojë me veprime sindikale sepse ka muaj që kemi tentuar të ulemi e të bisedojmë për ligjin e pagave për të cilin nuk kemi asnjë informatë ku kryeministri Kurti madje edhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci e tha në se ligji është duke u punuar. Mirëpo nuk jemi thirrur asnjëherë mirëpo kemi dyshime se çka është punuar. Ne jemi duke bërë përgatitjet për protestën 4 dhjetorin sepse do të jetë në kufizuar të njerëzve për shkak të Covid-19. Jemi duke zhvilluar takime me Këshillat e Prindërve duke kërkuar edhe mbështetjen e tyre”, ka thënë Jasharaj.

Protestë më të madhe me 18 dhjetor ka paralajmëruar ai, duke sqaruar se nëse edhe kjo masë nuk funksionon atëherë gjysëmvjetori i dytë në vend të ziles mund të nis me grevë.

Ai ka shtuar se po mundohen të bëjnë presion te Qeveria që të zgjidh çështjen përmes dialogut.

“Nëse vazhdohet kështu ngase kam frikë se Ligji i pagave nuk do të kalojë. Aq më tepër institucionet duhet të jenë të vëmendshme ngase këtë vit e filluam me një muaj vonesë. Mirëpo nëse Qeveria hesht ndaj kërkesave tona atëherë nuk na tregon çfarë është duke u punuar me Ligjin e pagave do të vijë protestë më e madhe e 18 dhjetorit. Nëse as ajo nuk rezulton me sukses gjysmë vjetori në vend të ziles mund të na presë me grevë të përgjithshme prej çerdheve deri në universitet. Kërkesë kyçe është ligji i pagave që Qeveria të na takojë të shohim se a është prekur sistemi arsimor. Dhe pastaj të procedohet në parlament dhe në janar të vitit të ardhshëm të fillojë së implementuari Ligji i pagave. Përndryshe nëse nuk ndodh mund të na gjejë me greva. Ne po mundohemi të bëjmë presion te Qeveria që të zgjidh çështjen përmes dialogut”, është shprehur Jasharaj

(Kosova Sot Online )