E dhimbshme, dy muaj pas vrasjes së djalit, vdes babai i Astrit Ademajt

  • G.G /
  • 20 November 2021 - 11:15
E dhimbshme, dy muaj pas vrasjes së djalit, vdes babai i Astrit Ademajt

Ka ndërruar jetë Rexhep Ademaj, babai i ish kandidatit për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj.

I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Varrimi i Rexhep Ademajt do të bëhet nesër në fshatin Katund i Ri të Pejës.

Djali i tij, Astrit Ademaj u vra pasditen e 8 shtatorit në Pejë pas një konflikti të çastit me Blerand Kadriajn, që për pasojë mbetën të dy të vdekur.

(Kosova Sot Online)