Historia emocionuese e çiftit nga Kosova: Valentina iu dorëzua karriges me rrota, ai s’u dorëzua për dashurinë e tyre/VIDEO

  • G.G /
  • 20 November 2021 - 11:21
Historia emocionuese e çiftit nga Kosova: Valentina iu dorëzua karriges me rrota, ai s’u dorëzua për dashurinë e tyre/VIDEO

Valentina Prenku dhe Qëndrim Shefqeti treguan sot historinë e dashurisë së tyre.

Ata sot në Top Chanel treguan historinë që emocionoi gjithë studion.

Të njohur prej vitit 2008, ata të dy ia kanë dalë të përballen me çdo sfidë, nga ndarjet e deri te sëmundja e Valentinës.

Prej vitit 2015 ajo u desh të vazhdonte jetën në karrige me rrota për shkak të një sëmundje të rrallë të muskujve që njihet si ataksia.

“Unë ose do pranoja karrigen me rrota ose do mbyllesha gjithë jetën në shtëpi. E shmangia Qëndrimin se ai kishte opsione të tjera”, rrëfeu Valentina.

Nga ana tjetër vetë Qëndrimi tregoi se nuk e imagjinonte jetën me asnjë tjetër veç Valentinës.

Pas kaq shumë vitesh bashkë, çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në gusht të këtij viti.

https://www.youtube.com/watch?v=-fphM26Gfvk&feature=youtu.be

(Kosova Sot Online)