Pamje nga zjarri i madh në Paris

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 13:31
Pamje nga zjarri i madh në Paris

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”, afër Sheshit të Operës në pjesën qendrore të Parisit.

Raportohet se zjarri filloi rreth orës 10 e 30 minuta të paraditës në një zyrë të katit të tretë në ndërtesën që gjithsej ka shtatë kate, shkruan Daily Mail.

Sipas faqes BFMTV, në vendin e ngjarjes janë 120 zjarrfikës, të cilët do të punojnë tërë ditën për ta vënë situatën nën kontroll.

Policia dhe zjarrfikësit u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos i afrohen zonës. Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

Foto: REX

(Kosova Sot Online)