Luksi i shfrenuar i Liburn Aliut, për dy laptopë i paguan afër 3 mijë euro (Dokument)

  • G.G /
  • 20 November 2021 - 13:54
Luksi i shfrenuar i Liburn Aliut, për dy laptopë i paguan afër 3 mijë euro (Dokument)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor e cila udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu ,ka vendosur të shpenzoj mijëra euro për furnizim me pajisje të teknologjisë informative.

MMPH-i, është furnizuar me dy laptop në vlerë prej 2 mijë e 868 euro.

Kontrata iu ka besuar kompanisë,' STORM ICT L.L.C. & Safebit L.L.C.' derisa e njejta është dhënë pa procedurë të hapur për ofertim.

Ky furnizim sipas dosjes së kontratës është bërë për nevoja të zyrës së ministrit Aliu dhe zyrës së sekretarit të kësaj ministrie.

Detajet shtesë të kontratës i gjeni më poshtë:

(Kosova Sot Online)