A mund ta gjeni Ramiz Lladrovcin në këtë foto?

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 15:59
A mund ta gjeni Ramiz Lladrovcin në këtë foto?

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbledhur për një ndejë falënderuese gratë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai në këtë tubim ka thënë se gratë dhe gjatë këtij mandati në krye të komunës, do të jenë vlerë e qeverisjes lokale, vlerë e organizimit politik e kulturor, inkurajim i zhvillimit ekonomik e vendimmarrjes.

Postimi i plotë:
Në takimin sa të përzemërt aq të sinqertë, me gratë demokratike, në shenjë falënderimi e respekti për angazhimin e madh në kuadër të fushatës dhe kontributit për fitoren e PDK-së dhe kandidaturës time në krye të Drenasit.
Gratë gjatë mandatit tim të parë, edhe gjatë këtij mandati në krye të komunës, do të jenë vlerë e qeverisjes lokale, vlerë e organizimit politik e kulturor, inkurajim i zhvillimit ekonomik e vendimmarrjes.
Edhe një herë e përsërita se barazia gjinore nuk mund të diskutohet në qeverisjen lokale, as për gratë në vendimmarrje, sepse, ato në çdo kohë, gjatë këtyre viteve kanë dëshmuar se janë edhe drejtuese të fuqishme e të vendosura, edhe shumë të përkushtuara për qeverisjen e mirë.
Vlera e fitores tonë, është edhe vlerë e angazhimit të madh të grave, të cilat derë më derë përcollën mesazhin e qeverisjes së mirë, barazisë para ligjit dhe mundësive të barabarta.
Prandaj, gratë gjithmonë, meritojnë respektin më të madh, në familje, çerdhe, shkollë, në studime, ndërmarrësi, zhvillim ekonomik, politikë, kulturë, sport, art, qeverisje lokale dhe vendimmarrje, dhe çdo veprimtari tjetër.
Gjithmonë krenar me juve, ju faleminderit!

(Kosova Sot Online)