Dërgohet në mbajtje shoferi që dyshohet se shkeli për vdekje këmbësoren në Veternik

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 10:33
Dërgohet në mbajtje shoferi që dyshohet se shkeli për vdekje këmbësoren në Veternik

Një grua dhe një burrë, të dy këmbësorë, janë goditur mbrëmë nga një automjet, në Veternik të Prishtinës.

Viktima fëmër është ndarë nga jeta, ndërsa këmbësori i gjinisë mashkullore ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Veterrnik, Prishtinë, 21.11.2021 – 17:25. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar , pasi që ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër, të dytë kosovarë. Si pasoj, lëndime kanë pësuar dy viktimat, ku viktima femër ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)