Gjendet i vdekur një person në Skenderaj, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 11:05
Gjendet i vdekur një person në Skenderaj, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Skenderaj,  21.11.2021 – 21:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)