MSH: Dy doza të vaksinës Pfizer janë 95% efektive, vaksinohuni

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 15:11
MSH: Dy doza të vaksinës Pfizer janë 95% efektive, vaksinohuni

Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Nga kjo ministri kanë thënë se 2 doza të vaksinës Pfizer janë 95 për qind efektive ndaj COVID-19.

Andaj edhe u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen pa termin në cilëndo qendër.

Shkrimi i plotë:

“Vaksinohu pa termin, në cilëndo qendër, pavarësisht vendbanimit. Lokacionet: https://bit.ly/3o9WNPv

Mbroje veten dhe familjen! #VAKSINOHU

(Kosova Sot Online)