Sakrifikon veturën e vet për të ndihmuar shoferen qe humbi ndjenjat në timon

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 15:33
Sakrifikon veturën e vet për të ndihmuar shoferen qe humbi ndjenjat në timon

Një burrë në Holandë “sakrifikoi” makinën e tij për të shpëtuar jetën e një shofereje që kishte humbur ndjenjat, teksa udhëtonte me makinë në autostradë.

E gjithë ngjarja që do të mund të përfundonte filloi kur shoferja që kishte humbur ndjenjat në timon bëri një kthesë “të çuditshme” teksa dukej sikur do të dilte nga autostrada, shkruajnë mediat e huaja.

Por, ajo rikthehet sërish në autostradë, duke lëvizur makinën e tij me shpejtësi dhe krejtësisht jashtë kontrollit.

Pikërisht në këto momente, Henry Temmermans, pavarësisht rrezikut që ekzistonte, i doli me veturën e tij përpara, shoferes që kishte humbur ndjenjat në timon.

Gjesti i tij u guximshëm bëri që makina të ndalej dhe e gjithë kjo ngjarje të përfundonte pa viktima, por vetëm me të lënduar.

Kurse veprimet e tij u kapën nga kamera e një veture tjetër që lëvizte pas tyre.

(Kosova Sot Online)