Deputeti i VV-së sqaron deklaratën që e tha në Kuvend

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 18:16
Deputeti i VV-së sqaron deklaratën që e tha në Kuvend

Jahja Koka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka sqaruar deklaratën e tij dhënë në Kuvendin e Kosovës për dëmet që sjell gazi ku tha se ”ata që dëshirojnë që të bëjnë vetëvrasje vetëm e lëshojnë aty gjatë ngrohjes, në vend të ngrohjes e ashtu”.

Ai tha se në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë nuk i bëjnë kundërshti Amerikës, “jemi në miqësi të plotë e të përhershme”, u shpreh Koka.

“Është një materie, lëndë djegëse, që shumë prej tyre mendonin që është jofosilore dhe e përtëritshme. Është fosilore, dmth mbeturinat bimore-shtazore kalben dhe shndërrohen në atë gaz, duhet të sqarohemi se e ka rrezikshmërinë qa ka radiaktivitet më të madh sesa thëngjilli që këtë se dinë njerëzit. Por situata është të aprovohet ose jo, edhe tani gazi Amerikan. 200 milionë që janë dhënë nuk janë dhënë ekskluzivisht për atë gazin, janë dhënë për Kosovën në afat të caktuar, për të cilat do të shfrytëzohen, së pari për filtrat që janë shumë urgjente”, tha Koka për gazin amerikan.

“Ne në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë nuk i bëjmë kundërshti Amerikës, jemi në miqësi të plotë e të përhershme. Vetëvendosja nuk e bën atë, e ka analizuar atë problem. Qëndrimi i Qeverisë është të analizohet në mënyrë afatgjatë për një vit, nuk është anuluar nuk është hudh poshtë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)