60 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 19:04
60 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është duke vazhduar me aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, deri në ora 15:00, kanë dhuruar gjak 60 punonjës të Policisë së Kosovës.

Numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut në Policinë e Kosovës nga data 16 nëntor e deri më sot ka arritur në 158.

(Kosova Sot Online)