Dalin pamjet e autobusit nga aksidenti me 46 të vdekur në Bullgari

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 08:17
Dalin pamjet e autobusit nga aksidenti me 46 të vdekur në Bullgari

Janë publikuar edhe pamjet e autubusit, i cili u aksidentua në një autostradë në Bullgari, ku si pasojë mbetën të vdekur 46 persona.

Në fotografitë e publikuara, shihet autubusi i shkatërruar tërësisht.

Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është stabile.

Për aksidentin tragjik, Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë ka dal me njoftim.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

(Kosova Sot Online)