Zaev: Kam biseduar me një të mbijetuar, ka ndodhur një shpërthim i fortë

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 09:19
Zaev: Kam biseduar me një të mbijetuar, ka ndodhur një shpërthim i fortë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje, ndërkaq ka treguar që në mesine  viktimave të aksidentit janë edhe 12 fëmijë nën moshën 18-vjeçare.

Zaev ka treguar se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje.

Zaev shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” shtoi Zaev.

Pas njohjes me gjendjen e të lënduarve, kryeministri do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev.

Ndërkaq ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se 45 viktimat nga aksidenti tragjik në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të vikttimave.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Flag of Albania është pranë Flag of Macedonia në këtë moment të vështirë! “, ka shkruar Xhaçka.

(Kosova Sot Online)