Vazhdon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 10:23
Vazhdon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Sot do të vazhdojë seanca për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Seanca të hënën zgjati afro 4 orë.

Sot në seancë do të vazhdojë dëshminë nënkryetarja e Iniciativës Qytetare dhe ish-bashkëpunëtorja e Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq.

Para fillimit të seancës gjykatësi ka thënë se kamerat do të lejohen të marrin pamje vetëm në fillim dhe se duhet pasur kujdes nga mediat me deklaratat e dëshmitarëve. Ai ka thënë se dje në media janë publikuar pjesë të dëshmive që nuk është dashur të publikohen. Ai ka shtuar se mund të kërkojë edhe nga gazetarë që të lëshojnë sallën nëse shihet e nevojshme, pasi po dëmtohet procesi.

(Kosova Sot Online)