Abdixhiku pas aksidentit ku mbetën të vdekur 46 persona: Mëngjes i trishtë e me dhimbje plot

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 11:13
Abdixhiku pas aksidentit ku mbetën të vdekur 46 persona: Mëngjes i trishtë e me dhimbje plot

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se në emër të LDK-së i ka shprehur ngushëllime edhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot. Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh. Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë. Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, aksidenti tragjik ku mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të lënduar, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.

(Kosova Sot Online)