Eksperti bullgar: Në rrugë kishte punime, shoferi është shkaktar i aksidentit

  • G.G /
  • 23 November 2021 - 11:24
Eksperti bullgar: Në rrugë kishte punime, shoferi është shkaktar i aksidentit

"Mendoj se shkaku është gabimi njerëzor të këtij aksidenti."

Eksperti i komunikacionit bullgar,  Yasen Ishev, ka thënë se në rrugën ku ndodhi aksidenti kishte punime më herët, por nuk është rrugë e rrezikshme ndaj shkaktari i aksidentit me shumë gjasë është faktori njeri.

“Ky seksion ka kohë që është në riparim për shkak të rënies së gurëve. Për fat të keq po fillojmë të flasim për sigurinë rrugore kur ndodhin tragjedi të tilla. Ky seksion nuk ka rreziqe shumë serioze, janë të shënuara"

"Mendoj se shkaku është gabimi njerëzor të këtij aksidenti."

“Ka një pjerrësi, por është brenda kufijve të lejuar. Aty kalojnë 10-15 mijë makina çdo ditë”, tha eksperti i rrugëve Jasen Ishev në “Mëngjesin e Bullgarisë”.

(Kosova Sot Online)