Aksidenti tragjik me 46 viktima, Von der Leyen: Në këto kohë të tmerrshme, Evropa shpreh solidaritetin me ju

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 11:45
Aksidenti tragjik me 46 viktima, Von der Leyen: Në këto kohë të tmerrshme, Evropa shpreh solidaritetin me ju

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka shprehur ngushëllime të afërmeve të 46 viktimave të aksidentit të autobusit me shtetas të Maqedonisë së Veriut në Bullgari.

Ajo u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari mbrëmë. Uroj gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa po shpreh solidaritetin e saj me ju,” shkroi ajo në Twitter.

(Kosova Sot Online)