Shtyhen aktivitetet në Kuvendin e Maqedonisë për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 12:15
Shtyhen aktivitetet në Kuvendin e Maqedonisë për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari

Për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin 46 persona humbën jetën, sot janë shtyrë të gjitha aktivitetet në Kuvend, si dhe të gjitha takimet e planifikuara.

Vetëm Këshilli Kombëtar për Eurointegrime do ta mbajë seancën e tretë. Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 është pika e vetme e rendit të ditës së seancës.

Nga shërbimi i Kuvendit shtojnë se Këshilli Kombëtar për Eurointegrime do të mblidhet sepse tashmë kanë ardhur ambasadorët, por do të reduktohen shumë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehu ngushëllime në emrin e tij dhe në emrin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për personat që e humbën jetën në mënyrë tragjike në fatkeqësinë e autobusit që ndodhi në Bullgari, “me shpresë dhe besim, siç qëndron në telegram, se asnjëherë më nuk do të jemi dëshmitarë të një akti të tillë tragjik dhe nuk do të presim një ditë të tillë pikëllimi”.

Udhëtarëve që arritën të shpëtojnë nga kjo fatkeqësi, u uron shërim të shpejtë të dhimbjes fizike dhe shpirtërore.

(Kosova Sot Online)