Ende është i bllokuar rajoni ku ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 12:28
Ende është i bllokuar rajoni ku ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari

Ende është i bllokuar rajoni ku ndodhi aksidenti i rëndë në autobusin e “Besa Transit” në Bullgari, në të cilin humbën jetën 45 persona, lajmëruan reporterët e MIA-s dhe BTA-s të cilët janë në vendin e ngjarjes.

Nga  momenti i tragjedisë komunikacioni po rikahëzohet përmes rrugëve tjera. Policia e komunikacionit e rikahëzon qarkullim rreth katër kilometra para vendit, në të cilin mbrëmë ndodhi aksidenti, shkruan koha.mk

Tani komunikacioni  zhvillohet nëpër rrugët e “Dikanisë së Poshtme” rruga III-627 Radomir dhe rruga I-6 deri në rrethrrotullimin “Daskalovë”. Komunikacioni  këtu është intensiv dhe shihen kolona të gjata që qarkullojnë ngadalë në atë pjesë.

Ekipet e MIA-s dhe BTA-së arritën deri në  një kilometër nga vendi i incidentit përmes rrugëve  të rrethinës. Në vendin e ngjarjes shihen shumë ekipe të Ndihmës së shpejtë dhe gjatë gjithë kohës arrijnë automjete të reja. Prej larg shihet autobusi, që tërësisht është djegur. Autobusi gjendet në pjesën mes dy korsive në rrugën magjistrale “Struma”.

Fatkeqësia ndodhi rreth orës 2 pas mesnate sipas kohës lokale në afërsi të fshatit Bosnek. Autobusi ka qarkulluar  nga Turqia drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa  në Bullgari ka hyrë përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo”. Shtatë persona janë hospitalizuar në spitalin “Pirogov” në Sofje.

(Kosova Sot Online)