Dyshohet për kontrabandim me telefona, dogana aksion në Ulpianë/VIDEO

  • G.G /
  • 23 November 2021 - 13:36
Dyshohet për kontrabandim me telefona, dogana aksion në Ulpianë/VIDEO

Në mesditën e së martës Dogana e Kosovës ka ndërmarrë në aksion në disa lokale ku shiten telefona e pajisje të ngjashme në Prishtinë.

Aksioni i policisë ka qenë i fokusuar kryesisht në lagjen Ulpiana, ku ka edhe koncentrim më të madhe të këtyre lokaleve, të cilat njihen edhe si “mobi-shop”.

Burime të Shqip.com brenda doganës bëjnë me dije se do të bastisin disa prej këtyre loklave, meqë dyshohet për keqpërdorime.

Shqip.com merr vesh se disa nga lokalet që do të bastisen janë “Fita”, “Gega”, “Arsi” dhe “Asr”, por ka edhe të tjerë.

https://www.facebook.com/watch/?v=2567996640010781

(Kosova Sot Online)