Në mesin e viktimave në aksidentin tragjik edhe një mësuese me vajzën e saj

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 14:22
Në mesin e viktimave në aksidentin tragjik edhe një mësuese me vajzën e saj

Në mesin e viktimave nga ngjarja tragjike sot në Bullgari ishte edhe një familje nga Studenicani.

Sipas listës së publikuar jetën e kanë humbur 4 anëtarë të familjes Iseni.

“Tetovasot” shkruan se njëra nga viktimat ka qenë mësuese në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Studenican.

Rastin nëpërmes “facebook”, e kanë konfirmuar edhe familjarët. Për shkak të kësaj tragjedie sot në Studenican është pezulluar zhvillimi i mësimit.

(Kosova Sot Online)