Ambasadat ulin flamujt në gjysmë shtizë pas aksidentit në Bullgari

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 14:30
Ambasadat ulin flamujt në gjysmë shtizë pas aksidentit në Bullgari

Për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari e ku jetën e humbën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të gjitha Ambasadat dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë, bëjnë të ditur nga MPJ.

“Ministria e Punëve të Jashtme e informon opinionin se në përputhje me Vendimin e Qeverisë për shpalljen e tri ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën më shumë qytetarë tanë, të gjitha Ambasadat dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë.Njëkohësisht, informojmë se të gjitha Ambasadat dhe Misionet tona kanë hapur libra të zisë, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet, pritjet dhe promovimet e planifikuara në kuadër të Ambasadave dhe Misioneve tona gjatë ditëve të zisë”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni.

(Kosova Sot Online)