Qytetarët gjatë fundjavës do të mund të vaksinohen edhe në Aeroportin e Prishtinës

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 15:40
Qytetarët gjatë fundjavës do të mund të vaksinohen edhe në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shprehur gatishmërinë që të përkrahë vaksinimin e qytetarëve, duke ofruar ambientet e saj për vaksinimin e qytetarëve.

Kështu kanë bërë të ditur nga ky aeroport.

Nga Aeroporti i Prishtinës kanë thënë se kjo qendёr vaksinimi nё Aeroportin Ndёrkombёtar tё Prishtinёs “Adem Jashari” do tё kryej shёrbimet e saj nё ambientёt e Shёrbimit Mjekёsor e cila gjendet nё hapёsirat e terminalit tё aeorportit.

“Sipas Fetije Fetaj, udhёheqese e Komitetit tё Vaksinimit, kёto shёrbime do tё ofrohen çdo fundjavë nga ora 08:00-16:00 deri më datë 12 Dhjetor dhe pas kësaj date, vaksinimi do të vazhdoj çdo ditë. Te drejtё vaksinimi kanё tё gjithё qytetarёt pavarёsisht posedimit tё leje qёndrimit nё Kosovё apo jo”, thuhet nga ANP.

(Kosova Sot Online)