Dogana kontrollon 6 lokacione dhe konfiskon rreth 200 telefona të menqur

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 19:16
Dogana kontrollon 6 lokacione dhe konfiskon rreth 200 telefona të menqur

Dogana e Kosovës ka kontrolluar 6 lokacione dhe ka konfiskuar rreth 200 telefona të menqur.

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarr një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil.

Aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara, njësit e doganës kanë arritur që gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara.

Gjatë kontrollës janë gjetur rreth 200 telefon të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe hetime.

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

 

(Kosova Sot Online)