Rexhaj: Deputetët mund të japin mendimet e veta.

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 23:00
Rexhaj: Deputetët mund të japin mendimet e veta.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar mospjesëmarrjen e Haki Abazit në seancën e sotme të Kuvendit.

Rexhaj tha se po të ishte në vend të Abazit nuk do të shkruante status në rrjetin social Facebook, rreth kësaj çështje.

Megjithatë, Rexhaj tha se kjo është e drejtë e tij dhe shtoi se Lëvizja Vetëvendosje është demokratike dhe deputetët mund të japin mendimet e veta.

“Lëvizja Vetëvendosje është demokratike, deputetët tanë mund të japin mendimet e veta. Për shembull, nëse do të isha unë në vend të Hakiut, unë në vend të statusit, unë këtë veprim dhe këtë transmetim do ta bëja tek lidershipi dhe tek kryeministri Kurti, pa shkruajtur status në Facebook. Së pari do ta bëja te Grupi Parlamentar, pastaj brenda Lëvizjes Vetëvendosje e kështu me radhë”, ka thënë Rexhaj

Tutje, i pyetur se a bëhet fjalë për ndonjë përçarje brenda partisë, Rexhaj tha se ka kaluar koha kur VV-ja ka pasur kriza të brendshme.

“Në asnjë mënyrë, ka kaluar koha kur LVV ka ndonjë krizë brenda. Unë e thashë si do të bëja unë si deputet, ne jemi kolegë, e kam mik Haki Abazin. Ai ka zgjedhur një rrugë pak më të shpejtë ta bëj publike veprimin e tij”, tha Rexhaj.

Ndërsa, i pyetur nëse mospjesëmarrja e Abazit në seancë ka të bëjë me kryepralamentarin, Glauk Konjufca i cili dje nuk ia dha fjalën Abazit gjatë seancës, Rexhaj tha se nuk beson që ky veprim ka të bëjë me Konjufcën.

“Nuk e besoj, Hakiu e di më mirë, për besë nuk e di. Nuk më brengos ky status i Hakiut realisht. Lidershipi sigurisht që bisedon më Hakiun”, tha Rexhaj.


(Kosova Sot Online)