A do e fitojë? Ish-presidenti Barack Obama nominohet për “Grammy”

  • G.G /
  • 24 November 2021 - 11:50
A do e fitojë? Ish-presidenti Barack Obama nominohet për “Grammy”

Në një kthesë befasuese të ngjarjeve, ish-presidenti Obama ka fituar të njëjtën sasi nominimesh për Grammy këtë vit si këngëtarja që padyshim ka pasur vitin e saj më të mirë deri më sot, Taylor Swift.

Të dy Obama dhe Swift morën një nominim të vetëm këtë vit nga Akademia e Regjistrimit, ku i pari u nominua për albumin më të mirë të folur për versionin e librit audio të kujtimeve të tij të vitit 2020 “ A Promised Land”.

Swift, nga ana tjetër, mori një nominim në kategorinë e albumit të vitit për Evermore. Pavarësisht nominimit të Sëift, shumë fansa dolën në rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre për mospërfilljen.

Një fitore e Obamës në Grammy të këtij viti do të shënonte herën e tretë që e merr këtë çmim. Ai ka fituar më parë një Grammy në 2006 dhe 2008 në të njëjtën kategori.

Mes të nominuarve në kategorinë e tij, Obama do të përballet me komedianin kontrovers Dave Chappelle dhe poetin Amir Sulaiman, të cilët fituan një nominim për specialen e tyre të Netflix të fokusuar te George Floyd, “8:46”.

Vendimi për të nominuar Chappelle, pavarësisht faktit batutave të tij kundër personave transgjinorë, sigurisht që do të ketë reagime, por komediani nuk është e vetmja figurë problematike që Akademia ka zgjedhur për të nominuar.

(Kosova Sot Online)