Përfundon dëgjimi i dëshmitares së nëntë në rastin “Cali”, anulohen dy seancat tjera të kësaj jave

  • E /
  • 24 November 2021 - 14:16
Përfundon dëgjimi i dëshmitares së nëntë në rastin “Cali”, anulohen dy seancat tjera të kësaj jave

Të mërkurën, në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka përfunduar dëgjimi i dëshmitares së nëntë, e njohur me kodin W4390, në gjykimi në rastin ku ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, akuzohet për krime lufte.

Pas parashtrimit të pyetjeve nga ana e prokurorisë dhe mbrojtëses së viktimave, dëshmitarja në seancë të mbyllur është përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës dhe trupit gjykues.

Kurse, janë anuluar dy seancat tjera të caktuara për këtë javë, më 25 dhe 26 nëntor. Gjykimi ndaj Salih Mustafës pritet të vazhdoj më 13 dhjetor.

(Kosova Sot Online)