Nesër hyjnë në grevë punëtorët shëndetësorë në Kosovë

  • E.K /
  • 24 November 2021 - 15:19
Nesër hyjnë në grevë punëtorët shëndetësorë në Kosovë

Këshilli Qendror Grevist i Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk u është ofruar asnjë përgjigje e as nuk është caktuar ndonjë takim me krerët institucional në lidhje me kërkesat e adresuara tashmë publike.

Andaj sipas kësaj federate, greva e përgjithshme e caktuar për nesër, e enjte datë 25.11.2021 do të mbahet duke filluar nga ora  07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.

“Këshilli Qendror Grevist kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë Grevës respektivisht solidarizim me punëtorët shëndetësor të cilët po e shfrytëzojnë një të drejtë ligjore për kërkesat sublime të tyre siq janë kushte më të mira për punë dhe mirëqenie sociale. Grevën nuk e duam ne por atë po na e imponon injoranca e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet nga FSSHK.

(Kosova Sot Online)