Bie edhe më shumë interesimi për t’u vaksinuar në Kosovë

  • E.K /
  • 24 November 2021 - 15:28
Bie edhe më shumë interesimi për t’u vaksinuar në Kosovë

1 mijë e 802 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 609 mijë e 325.

851 mijë e 75 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

 “Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës. Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.

(Kosova Sot Online)